LAJMI I FUNDIT:

Vinicius Junior, makineri e asistimeve te Real Madridi këtë sezon

Vinicius Junior, makineri e asistimeve te Real Madridi këtë sezon

Vinicius Junior thjesht nuk mund të ndalojë së asistuari për shokët e tij të skuadrës. Braziliani bën gjithçka që mundet që shokëve të tij të mos u mungojë gjëja më e rëndësishme, rastet dhe golat.

Falë tij, Real Madridi fitoi ndaj Sevillas me asistime për golin e parë dhe golin që bëri rezultatin 2-1.


E para ishte e shkëlqyer. Vinicius bëri presion, vodhi topin, u fut në zonë, dhe më pas vendosi Luka Modricin para porte, me kroatin që shënoi me lehtësi.

E dyta ishte pak më pak më e vështirë, por kishte edhe meritat e tij. Në mes të një kundërsulmi, Vinicius ishte në gjendje të mbante vrapimin e tij për të shmangur pozicionin jashtë loje dhe për të bashkëvepruar me Marco Asension. Më pas ai eci përpara dhe ia kaloi Lucas Vazquezit, me këtë të fundit që shënoi për 2-1.

Ishte ndeshja e katërt në të cilën Vinicius kishte realizuar dy asistime që nga mbërritja në Real Madrid. Ai e kishte bërë për herë të parë këtë gjë kundër Melilla në Kupën e Mbretit, në vitin 2018; pastaj kundër Shakhtarit në Ligën e Kampionëve, në nëntor 2021; dhe në fund kundër Atletico Madridit në La Liga, në dhjetor 2021.

Duke vëzhguar paraqitjet e tij, Vinicius nuk e ka problem të heqë dorë nga një shans për të shënuar vetë, në mënyrë që të festojë golin e shokëve të tij. Me këtë qëndrim, ai tani është asistuesi më i mirë në ekip.

Dhe kësaj duhen shtuar shtatë golat e tij që nga gushti, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë në klub së bashku me Fede Valverden.

Me fjalë të tjera, Vinicius është përfshirë në 13 gola në 16 ndeshje këtë sezon, me një mesatare prej një në çdo 95.69 minuta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori