LAJMI I FUNDIT:

Villa flet për kontratën e re të Messit

Villa flet për kontratën e re të Messit

Sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Spanjën, David Villa, ka folur për Lionel Messin.   

Villa është i bindur që Lionel Messi do ta nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën.


Messi mbetet pa kontratë në vitin 2018 dhe për 29 vjeçarin ka pasur shumë spekulime.

Këta janë dy dribluesit më të mirë në La Liga për vitin 2016 (Foto)
Lexo po ashtu Këta janë dy dribluesit më të mirë në La Liga për vitin 2016 (Foto)

Ish bashkëlojtari i tij David Villa, që tani luanë te New York City në MLS, beson që ai do të vazhdojë.

“Besoj që rinovimi do të bëhet në të ardhmen, herët apo vonë”.

“Barcelona e do Messin dhe Messi e do Barcan, nuk mund të mendojë ndonjë gjë tjetër”, ka thënë David Villa.  /Telegrafi/