Victoria dhe David Beckham organizojnë festë luksoze për 80-vjetorin e babait, Brooklyn mungon në ngjarjen familjare

Victoria dhe David Beckham organizuan një festë luksoze për të shënuar 80-vjetorin e lindjes së babait të Victoria-s gjatë fundjavës, ku e gjithë familja u mblodh për të festuar në stil.
Victoria ndau momente nga nata në rrjetet sociale, duke treguar atmosferën elegante dhe praninë e familjarëve të ngushtë.
Në festë morën pjesë David Beckham dhe fëmijët e tyre Cruz, Romeo dhe Harper, ndërsa atmosfera u shoqërua edhe me muzikë dhe performance, shkruan DailyMail.

Victoria u shfaq me një fustan elegant nga marka e saj, duke tërhequr vëmendje me stilin e saj klasik.
Megjithatë, vëmendje të madhe mori mungesa e Brooklyn Beckham, e cila u komentua gjerësisht në media dhe rrjete sociale për shkak të raportimeve për tensione familjare.
Ngjarja vjen gjithashtu në një moment kur David Beckham është përmendur në media si një nga figurat më të suksesshme sportive dhe biznesore në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/





























































