LAJMI I FUNDIT:

Victoria Beckham ka fshirë tatuazhin dedikuar bashkëshortit, Davidit

Victoria Beckham ka fshirë tatuazhin dedikuar bashkëshortit, Davidit
David Beckham dhe Victoria Beckham (Photo by Danny Lawson - WPA Pool/Getty Images)

Është thënë se ata po kalonin nëpër një krizë martesore, veçanërisht kohët e fundit.

David Beckham ka deklaruar kohë më parë se ndonjëherë po ka vështirësi me bashkëshorten, Victorian.


Çifti i martuar Beckham është i njohur për dashurinë e tyre të madhe. Ata kanë katër fëmijë dhe karrierë të suksesshme.

Megjithatë, çifti thuhet se nuk pajtohet shumë mirë dhe si dëshmia e kësaj është se bukuroshja ka zhdukur tërësisht tatuazhin që i kushtoi bashkëshortit të saj, Davidit.

“Unë i përkas të dashurit tim dhe të dashurit e mi më takojnë mua”, ishte shkrimi në hebraisht, të cilin me krenari dikur e barte pas qafës zeshkania.

Fotografia e fundit e një tatuazh tregon se ajo ishte aq e venitur sa mezi shihej në trupin e britanikes.

Ndryshe, në vitin 2015, Victoria dyshohet se filloi trajtimin e heqjes me laser të këtij tatuazhi, kështu që është e qartë pse ajo mbeti vetëm në gjurmë të zbehtë. /Telegrafi/