Analisti Dardan Gashi dhe ish-luftëtari i UÇK-së, njëherësh edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi janë përplasur për temën e veteranëve.

Gashi e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, se po  bën “drama e filma”, në lidhje me kërkesat e veteranëve për rritjen e pensioneve të tyre karshi pagës minimale që pritet të rritet nga 170 në 250 euro neto.

Ai tha se pranimi i ftesës për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti, nga ana e veteranëve është hap i gabuar.

“Veteranet kanë gabuar që e kanë anuluar protestën, është dashur të rrinë, sepse kanë arsye të protestojnë. Këta veteranë që janë ofenduar nga Kurti dhe Ministri i Financave”, ka thënë ai.

Reklama
Veteranët kërcënojnë me veprime të tjera, nëse nuk përfshihen në Ligjin për pagën minimale Veteranët kërcënojnë me veprime të tjera, nëse nuk përfshihen në Ligjin për pagën minimale

Gashit, i është kundërpërgjigjur, ish-luftëtari Dardan Krasniqi, i cili ka thënë se fajin për gjendjen jo të mirë të veteranëve e ka opozita dhe jo qeveria e tanishme.

Reklama

Sipas tij, opozita po e përdor rastin e veteranëve për të krijuar kauza të rreme.

Sipas tij, veteranët e rremë janë produkt i partive opozitare.

“Duke e ditë që kjo kategori që 23 vite nga ish-pushtetet janë trajtuar jo dinjitetshëm, Qeveria Kurti, duhet ta marrë në mbrojtje kategorinë e veteranëve që të mos e lejojë opozitën që e kanë pru punën deri këtu të krijojnë kauzë”, ka thënë ai.

Tutje, Krasniqi, ka thënë se problem edhe më i madh do të jetë kur të fillohet procesi i “pastrimit” të listave.

Reklama

Sipas tij ka nga ata që i kanë dhënë deri në 5 mijë euro për t’u përfshirë në listat e veteranëve.

“Sfida kryesore në Kosovë, do të jetë kur do të fillojnë të pastrohen listat, kur të dalin njerëzit prej listave që i kanë dhënë nga 5 mijë euro, atëherë do të instrumentalizohen veteranët keq”, ka thënë ai.

Reklama
Policia për protestën e sotme: Ishte e qetë dhe pa incidente Policia për protestën e sotme: Ishte e qetë dhe pa incidente

Si kundërpërgjigje, analisti Dardan Gashi, ka thënë se edhe kryeministri Albin Kurti, është përfshirë në listat e veteranëve në mënyrë të paligjshme.

Po ashtu, Gashi ka thënë se më me rëndësi është të “pastrohen”, listat e të punësuarve në KEK, se sa të veteranëve.

Reklama

“A ndihesh mirë si veteran, që qeveria jote i thyen shtizat për veteranët? Pse është më rëndësi ti ndreqin listat e veteranëve, pse nuk po i shikojnë edhe listat e të punësuarve në KEK”, ka thënë ai./Portali D/