LAJMI I FUNDIT:

Veteranët kërcënojnë me veprime të tjera, nëse nuk përfshihen në Ligjin për pagën minimale

Veteranët kërcënojnë me veprime të tjera, nëse nuk përfshihen në Ligjin për pagën minimale

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar sot para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ashtu siç kishin paralajmëruar ditë më parë.

Derisa brenda sallës së Kuvendit po tentohej të mbahej seanca plenare për Ligjin për tërheqjen e kursimeve nga Fondi Pensional, veteranët po protestonin në shenjë pakënaqësie për përjashtimin e tyre nga Ligji për pagën minimale.


Sahit Berisha veteran nga Klina u shpreh i pakënaqur për faktin se janë përjashtuar nga ky ligj.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Kurti që të dal dhe të bisedojë me ta.

“Ne i kërkojmë të drejtat e veteranit të UÇK-së. Albin Kurtit po i them, eja bisedo me veteranët sepse po mos të ishte veterani sot këtu nuk do të ishte Kosova do të ishte Serbia. Nëse nuk na përfillen kërkesat as brenda nuk do ta lëmë të hyjë, as në Pralament. A e dini ju kush është veterani. Me mbet anash sot UÇK-ja, sot nuk do të ishte as Kosova këtu. Albin zbrit poshtë të bisedojmë këtu, sepse nuk përfshihemi në ligj sot, brenda do të hyjmë të gjithë. Kemi dhënë gjak shumë e veterani sot me mbet jashtë listes”, u shpreh Berisha.

E  ish luftëtari Dibran Fylli tha se veteranët do të mbajnë grevë urie nëse nuk iu përfillet kërkesa.

“Sot është thirrur kjo protestë për ta mbrojtur ligjin e mëhershëm që vetë qeveritë e kanë aprovuar, që veteranët të jenë me pagesë të pagës minimale. Këta e kanë ndryshu këtë ligj dhe na kanë detyru të jemi sot këtu. Ne nuk jemi këtu që të rebelohemi dhe të jemi të dhunushëm. Asnjëra prej qeverive nuk ka bërë asgjë për këtë kategori. Pa luftën e UÇK-së nuk do të intervenonte NATO, nuk po e dinë këta mjeranët në Qeveri. Nëse nuk përfillen kërkesat tona sot, së shpejti do të dalim masovisht, deri në grevë urie. Këta si po na thonë, vdisni njëherë pastaj ne e aprovojmë ligjin”, tha Fylli.

Vesel Berisha, kryetar i Shoqatës së Invalindëve të Luftës në Komunën në Klinës, theksoi se nëse Qeveria nuk ua përfillë kërkesat e tyre, ata do të ngrejnë tenda dhe do të qëndrojnë para ndërtesës së Kuvendit.

“Kërkesat tona dihen. Unë jam me paterica dhe gjysma e veteranëve janë kështu. Është marre që nuk na kanë përfshi në Ligjin për pagën minimale. Do të flejmë këtu me muaj. Do të ngrejmë tendat dhe do të qëndrojmë këtu”, tha ai.

Ismail Selmani thotë se në luftë nuk u futën për pensione, por e meritojnë të trajtohen dinjitetshëm.

“Ne nuk u futëm në luftë për pensione. U futëm për ta çliruar këtë vend. Të diskriminohet një ushtar i këtij vendi, kjo është një masakërr që po na bëhet sot”, theksoi Selmani.

Në anën tjetër ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë para protestuesve se kanë pranuar një ftesë zyrtare për takim nesër me kryeministrin Albin Kurti, ministrin Hekuran Murati dhe një anëtar të Komisionit për Buxhet dhe Financa.

“E morëm një ftesë zyrtare për takim me kryeministrin dhe ministrin e Financave për nesër në orën 09:00. Ishte një kërkesë e jona sepse ne takimeve nuk ju kemi ik asnjëherë”, ka thënë Klinaku/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori