Veteranët e Kosovës kundër yjeve të Gjermanisë

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar përmes një konference për shtyp miqësoren e aranzhuar me skuadrën e ish-yjeve të futbollit gjerman, që do të luhet në Prishtinë.
“Si rezultat i bashkëpunimit me Federatën e Futbollit të Gjermanisë, kemi vendosur që të organizojmë një ndeshje miqësore ndërmjet Kosovës dhe DFB All Stars. Është një ndeshje e veteranëve, ku në radhët e mysafirëve bëjnë pjesë shumë ish-reprezentues të Gjermanisë dhe lojtarë që deri vonë kanë luajtur në Bundesligë”, ka thënë sekretari Eroll Salihu. /Tribuna/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
19/09/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































