LAJMI I FUNDIT:

Vetëm Ronaldo shënon për Juven në fazat e eliminimit direkt

Vetëm Ronaldo shënon për Juven në fazat e eliminimit direkt
(Foto: Twitter/JuventusFC)

Cristiano Ronaldo ka shënuar shtatë gola në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve që nga transferimi te Juventusi.

Superylli portugez u transferua te Zonja e Vjetër në verën e vitit 2018, ndërsa që atëherë Bianconerët janë kualifikuar tri herë në 1/8 e finales (duke përfshirë edhe këtë edicion).

Që nga transferimi i 36-vjeçarit, Juve ka zhvilluar gjashtë ndeshje në fazat e eliminimit direkt, me nga dy ndeshje kundër Atletico Madridit, Ajaxit dhe Lyonit.

Het-triku i CR7 në Torino i ndihmoi kampionit italian ta përmbyste Atleticon në sezonin 2018/2019 duke u kualifikuar në çerekfinale.

Ai pastaj shënoi në të dyja ndeshjet ndaj Ajaxit, mirëpo në gjysmëfinale u kualifikua skuadra holandeze, me rezultat të përgjithshëm prej 3-2.

Në sezonin e kaluar, Juventusi u eliminua në 1/8 e finales nga Olympique Lyonnais, kur dy golat e Ronaldos në Allianz Stadium nuk mjaftuan që bardhezinjtë të kualifikoheshin në çerekfinale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori