Raportimet nga Argjentina thonë se vetëm Roma e ka ofertën zyrtare në tavolinë për Paulo Dybalan, duke qenë se Interi dhe Milani nuk e konsiderojnë si prioritet.

‘La Joya’ është lojtar i lirë që nga 30 qershori kur i skadoi kontrata me Juventusin dhe Zonja e Vjetër nuk ia vazhdoi atë.

Ai ka qenë pranë kalimit te Interi, mirëpo rikthimi i Romelu Lukakut nga Chelsea në formë huazimi, e ka lënë prapa në zgjedhjet e trajnerit Simone Inzaghi.

(Foto: Instagram/paulodybala)

Milani vazhdon të jetë i interesuar, mirëpo TyC Sport njofton se oferta e vetme zyrtare që u ka shkuar agjentëve të argjentinasit është nga Roma.

Reklama
Napoli dhe Roma në luftë për Paulo Dybalan Napoli dhe Roma në luftë për Paulo Dybalan

Te Giallorossët, ai do paguhej gjashtë milionë euro në sezon – shifër që e kishte kërkuar edhe te Interi (kujtojmë që Dybala donte mbi 10 milionë euro në sezon për të qëndruar te Juve).

Reklama

(Foto: Instagram/paulodybala)

Roma nuk është në Ligën e Kampionëve dhe nuk konsiderohet konkurrent për titull, por me Jose Mourinhon ambiciet gjithmonë ekzistojnë, pasi që në sezonin e parë fitoi Ligën e Konferencës.

Në rast të transferimit të 28-vjeçarit në Stadio Olimpico, do t’i mundësonte Nicolo Zaniolo të largohej drejt Juventusit.

Në anën tjetër, Arsenali, Manchester Unitedi dhe Napoli, po e monitorojnë situatën. /Telegrafi/