Jo të gjithë zyrtarët e lartë publik e kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë e Kundër Korrupsionit deri më 31 mars kur ka qenë afati i fundit për deklarim, pasi që kjo Agjenci ka shtyrë këtë proces deri në një afat të pacaktuar për shkak të pandemisë.
Ndërsa, zyrtarë të kësaj Agjencie për Kundër Korrupsion pohojnë se edhe në këtë kohë të pandemisë kanë trajtuar raste korruptive sa i përket hetimit, parandalimit dhe dërgimit në prokurori.
Drejtori i departamentit për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, Agron Behrami thotë për KosovaPress se sa i përket rasteve të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, Agjencia me një staf të reduktuar ka arritur të procedojë disa raste në prokurori edhe në këtë kohë pandemie.
“Sa i përket rasteve të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit në Agjencinë Kundër Korrupsionit, e themi me bindje të plotë se Agjencia ka vazhduar punën e saj, por jo me komplet stafin e, mirëpo me një numër të përgjysmuar të zyrtarëve të lartë publik, kemi vazhduar punën dhe kemi trajtuar raste sa i përket hetimit, parandalimit dhe dërgimit në institucionet tjera. Pra, të gjitha rastet të cilat kanë qenë të raportuara, Agjencia i ka marrë me prioritet dhe ka trajtuar edhe gjatë kësaj periudhë këto raste. Sa i përket rasteve që janë trajtuar këtë vit, ne në fund-vit nxjerrim raportin përfundimtar… Statistikat janë duke u punuar dhe nuk i kemi si statistika të sigurta për këtë periudhë”, deklaron Behrami.
Ai ka deklaruar se rreth 80 përqind e zyrtarëve të lartë publikë kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion për këtë vit, derisa 4 mijë e 694 zyrtarë publik janë të obliguar t’i nënshtrohen deklarimit të pasurisë.
“Sa i përket deklarimit të pasurisë në afatin e rregullt, ne në çdo kohë, edhe tani jemi duke pranuar formularët. Deri më tani rreth 80 për qind e zyrtarëve të lartë publik kanë përfunduar procesin e deklarimit të pasurisë, ndërsa një pjesë ende nuk kanë pasur mundësi të përfundojnë procesin deklarimit të pasurisë për shkak që zyrtarëve të lartë publik iu duhet që të bashkëpunojnë me institucionet dhe të grumbullojnë informata sa i përket deklarimit të pasurisë, po ashtu dhe një numër i zyrtarëve të lartë publik nuk kanë pasur mundësi të dalin në detyrë. Kemi raste që edhe zyrtarë të lartë publik janë të prekur me Covid-19 dhe nuk kanë pasur mundësi të deklarojnë pasurinë… Kjo ka qenë një arsye bazë që AKK e ka shtyrë afatin e deklarimit të pasurisë derisa të zbuten masat, ne do t’i kthehemi procesit të deklarimeve kur të përfundon kjo situatë”, thotë ai.
Sipas Behramit deklarimi i pasurisë ka rolin e fuqishëm sa i përket parandalimit në përgjithësi të rasteve apo dukurive kundër korrupsionit, teksa ka theksuar se mos deklarimi i pasurisë dhe deklarimi i rremë i pasurisë është vepër penale.
“Sa i përket parandalimit apo efektit në luftën kundër korrupsionit, deklarimi i pasurisë është vetëm një masë parandaluese kundër korrupsionit në përgjithësi. Ne mendojmë që ka një rol të rëndësishëm në procesin e parandalimit të korrupsionit. Po ashtu ka ndikuar shumë edhe transparenca në deklarimet e pasurisë, që nga viti 2010 janë publike këto informacione. Andaj, ka ndikuar në një masë të caktuar tek qytetarët të paraqesin raste dhe t’i raportojnë këto raste. Sigurisht që edhe prokuroria dhe policia e Kosovës janë marrë me këto deklaratë në përgjithësi, dhe kanë bërë kontrolle të ndryshme sa i përket procesit të deklarimit të pasurisë”, pohon Behrmai.
Ndërsa, sipas Behramit në vitin e kaluar rreth 1.6 përqind e zyrtarëve të lartë publikë ose rreth 60 zyrtarë nuk e patën deklaruar pasurinë, dhe të gjitha këto raste janë proceduar në institucionet përkatëse dhe në prokurori, pastaj ka pasur edhe vendime të ndryshme edhe me gjoba. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre