LAJMI I FUNDIT:

Vetëdorëzohet polici që vrau të riun në market në Tiranë

Vetëdorëzohet polici që vrau të riun në market në Tiranë

Është vetëdorëzuar mbrëmjen e së martës në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.2 në Tiranë, ish-efektivi i policisë Arbër Sula, i cili qëlloi me armë për vdekje të riun Jurgen Duka.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Arbër Sula, ishte jashtë shërbimit, kur më 14 dhjetor, pas një konflikti të momentit, nxori armën dhe qëlloi ndaj Dukës, në një debat që u zhvillua për radhën se kush do të paguante në market.


Dalin pamjet e vrasjes së 29-vjeçarit në Tiranë, sherri kishte nisur në një market
Lexo po ashtu Dalin pamjet e vrasjes së 29-vjeçarit në Tiranë, sherri kishte nisur në një market

Plumbi rezultoi fatal për Jurgen Dukën, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

Arbër Sula menjëherë u largua nga marketi në rrugën “Irfan Tomini” dhe për rreth 3 muaj qëndroi në arrati. Për të, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë, arrest me burg. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori