LAJMI I FUNDIT:

Vetë aksident në Prishtinë, lëndohen dy persona

Vetë aksident në Prishtinë, lëndohen dy persona
Foto: Ilustrim

Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një vetë aksidenti.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 23:20 në Veternike, në Prishtinë.


Siç thuhet në raport, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Është raportuar për një vetë aksident trafiku. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/