LAJMI I FUNDIT:

I veshur si ‘Teta Gjyli’, Osman Azemi tregon se si një burrë i kërkoi numrin e telefonit duke menduar se ishte vërtet femër

I veshur si ‘Teta Gjyli’, Osman Azemi tregon se si një burrë i kërkoi numrin e telefonit duke menduar se ishte vërtet femër

Aktori Osman Azemi është i njohur për shumë role humoristike, por një ndër më të spikaturat mbetet ai i ‘Tetës Gjyli’ nga seriali komik “Egjeli”.

Aktori i cili pas një bashkëpunimi 20 vjeçar me miqtë e tij Vedat Bajrami dhe Mensu Safqiu, i ndanë rrugët për të punuar në projekte të tyre individuale, ka treguar se roli e ‘Tetës Gjyli’ është ai prej të cilit më së shumti e identifikojnë njerëzit.


Në një intervistë të fundit për “Prive”, Azemi ka treguar një rast shumë interesant kur e kanë ngatërruar në komunikacion, duke menduar se është vërtet femër.

Osman Azemi në rolin e ‘Teta Gjyli’ në klipin “Pika pika” (Foto: Melinda/YouTube)

Kjo ka ndodhur kur atij i ishte dashur të shkonte në një emision mëngjesi i maskuar si ‘Teta Gjyli’ dhe gjatë kohës sa ishte duke shkuar me veturë në emision, duke pritur në semafora ai tregoi se një person nga vetura tjetër i kërkoi numrin e telefonit, duke menduar se ishte vërtet një femër në timon.

Osman Azemi tregon se pse Stupcat i ndanë rrugët pas 20 vitesh: E kemi parë të arsyeshme të pushojmë pak
Lexo po ashtu Osman Azemi tregon se pse Stupcat i ndanë rrugët pas 20 vitesh: E kemi parë të arsyeshme të pushojmë pak

“Isha në veturë dhe njëri më shikonte dhe pak ma bënte me dorë, e hapa xhamin dhe më tha: ‘Të kam parë diku, a bën numrin e telefonit?’”, tregoi ndër të tjerash aktori, duke shtuar se i kishte treguar atij një numër të trilluar.

Osman Azemi në rolin e ‘Teta Gjyli’ në serialin “Egjeli” (Foto: Melinda/YouTube)

E një rast i ngjashëm i kishte ndodhur edhe në banesën e tij, kur një fëmijë i vogël kishte trokitur në derë me dëshirën për ta takuar ‘Tetën Gjyli’ pa e ditur se ajo nuk është një personazh real jetësor.

“Isha një ditë në banesë vetëm edhe ra zilja, kur dal një djalë i vogël dhe më tha: ‘A bën ‘Tetën Gjyli’ me ma thirre? I thashë: Po unë jam, dhe më tha: Mos bëj shaka me mua por thirrm ‘Tetën Gjyli’”, tregoi mes të qeshurash aktori, duke shtuar se për të mos e zhgënjyer vogëlushin i kishte thënë se ‘Teta Gjyli’ ndodhej në banjo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Rihanna, Kate Moss dhe Demi Moore pozojnë nudo në ekspozitën e re provokuese, nga fotografja gjermane Ellen von Unwerth

Rihanna, Kate Moss dhe Demi Moore pozojnë nudo në ekspozitën e re provokuese, nga fotografja gjermane Ellen von Unwerth

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori