LAJMI I FUNDIT:

Vështirësitë e rritjes së trevjeçares së përzënë nga kopshti, nëna la punën që të kujdeset për të bijën që shan dhe vazhdimisht ngjitet nëpër dritare

Vështirësitë e rritjes së trevjeçares së përzënë nga kopshti, nëna la punën që të kujdeset për të bijën që shan dhe vazhdimisht ngjitet nëpër dritare

Joanne është nëna nga Britania e Madhe, që ka treguar vështirësitë e rritjes së bijës së saj trevjeçare, që e kanë përzënë nga kopshti i fëmijëve, për shkak të sjelljeve të këqija, si sharjet pa fund dhe tregimi i gishtit të mesëm.

Nëna është detyruar të lë punën, në mënyrë që të kujdeset për Lottie, e cila vazhdimit ngjitet nëpër dritare dhe objekte tjera, si dhe nuk heziton të ikë nga shtëpia edhe kur është zbathur dhe nuk ka rrobe, transmeton Telegrafi.


Gjatë episodit të ri, të një serie televizive që merret me psikologjinë e fëmijëve, ajo tregoi se si është shumë e lodhur dhe e stresuar për të ardhmen e së bijës, shkaku i sjelljeve të saj të përmirësueshme.

Edukatoret e kopshtit, e kanë pasur të pamundur të kujdesen për Lottie, duke kërkuar gjatë gjithë kohës ndihmëne psikologëve, derisa ankoheshin edhe te prindërit e saj. Derisa nëna vendosi ta merrte në shtëpi dhe të linte punën, që ta ketë tërë kohën në dispozicion, që t’ia kushto asaj.

Me anë të këtij emisioni, është kërkuar të bëhet më shumë për fëmijët hiperaktiv dhe prindërit e tyre, që e kanë të domosdoshme të kujdesen vazhdimisht për ta. /Telegrafi/