LAJMI I FUNDIT:

Vesa Luma dhe Big Basta publikojnë “trailerin” e videoklipit të tyre më të ri (Video)

Vesa Luma dhe Big Basta publikojnë “trailerin” e videoklipit të tyre më të ri (Video)

Këngëtarja Vesa Luma i ka munguar skenës sonë, për më shumë se një vit e gjysmë, dhe shkak për këtë, ka qenë angazhimi i saj si nënë.

Por së fundmi, Vesa ka bërë të ditur se shumë shpejt, do ti rikthehet muzikës me një projekt të ri muzikor.


Këtë gjë e ka konfirmuar vetë ajo me anë të një mesazhi në llogarinë personale në Instagram.

Kënga e saj e re titullohet “Inna di dance”, dhe do të jetë bashkëpunim me Mr. Rez dhe Big Basta, i cili ka punuar edhe këngën.

Videoklipi i këngës pritet të finalizohet shumë shpejt, e ndërsa Vesa ka sjellë për momentin trailerin e këngës./Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BI5LccoDgyf