0Shares

Marco Verratti ka thënë se dëshiron të qëndrojë te Paris Saint Germaini edhe për shumë vite.

Por, mesfushori ka edhe një dëshirë tjetër, që Carlo Ancelotti të jetë trajner i Përfaqësueses së Italisë.

“Jam i lumtur me vendimin që kam marrë dhe sot jam i bindur se ishte zgjedhja e duhur. Më të vërtetë dua të qëndroj këtu dhe të fitoj atë që të gjithë janë duke pritur”, ka thënë Verratti për Canal+.

Verratti në një nga stërvitjet e Italisë (Foto: Getty Images)

“Kur vjen puna të PSG, njerëzit mendojnë se çdo gjë na vjen lehtësisht. Vetëm pse kemi blerë Neymarin, ne automatikisht ishim në garë për të fituar Ligën e Kampionëve. Natyrisht që me lojtarë si ai ke shans më shumë për ta fituar, por duhet bërë ende punë”.

“PSG do të fitojë Ligën e Kampionëve, jemi apo jo ne në skuadër. Është një klub që po rritet dhe arritjet janë afër”.

Ancelotti është edhe dëshira e tifozëve italianë (Foto: Getty Images)

Ylli i PSG-së është ndalur të fol edhe për Përfaqësuesen e Italisë, që aktualisht është pa trajner.

“Kam bërë debutimin në Ligën e Kampionëve fal Ancelottit dhe ai më ka ndihmuar shumë dhe është një figurë e rëndësishme për mua”.

“Do shikojmë nëse vjen të Përfaqësuesja, sigurisht ai më pëlqen”, ka shtuar Verratti. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)