LAJMI I FUNDIT:

Vepra e rrallë e mirë e kësaj krijese të madhe deti i habit ekspertët

Vepra e rrallë e mirë e kësaj krijese të madhe deti i habit ekspertët

Një elefant deti i njohur ndryshe si foka elefant ka tronditur studiuesit me një vepër jo fort të zakonshme në ujërat e një plazhi të Kalifornisë, raporton një studim i fundit.

Elefanti e shtyu një fokë tjetër të vogël nga deti drejt Bregut Kombëtar të Point Reyes, ka njoftuar studimi i Shkencës së Gjitarëve Detar.


“Askush nuk ka dëgjuar ndonjëherë për këtë më parë”, tha bashkëautorja e studimit, Sarah Codde.

“Sjellja normale e meshkujve foka elefant është se ata në thelb as nuk e pranojnë ekzistencën e të vegjëlve. Ata përpiqen ta ruajnë energjinë e tyre për të luftuar me meshkuj të tjerë ose për t’u çiftuar me femra. Që ky mashkull të largohet nga plazhi dhe të shkojë drejt ujit për ta ndihmuar një tjetër fokë të vogël është vërtetë punë e madhe”, shtoi Codde.

Elefanti i vogël dy javorë u pa të largohej nga plazhi Drakes nga autorët e tjerë të studimit, Matt Lau dhe Sarah Allen, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Ne vumë re se foka e vogël nuk ishte në gjendje të notonte pasi përpiqej ta mbante kokën mbi ujë, duke thirrur për ndihmë”, thotë studimi.

Kështu elefanti i detit e shtyu të voglin drejt bregut, dhe e përdori trupin e tij për të bllokuar rrugën që ai të mos tërhiqej përsëri nga valët.

E gjithë kjo ngjarje e pazakontë thuhet të ketë zgjatur rreth 20 minuta.

Daniel Costa, një ekolog në Universitetin Santa Cruz të Kalifornisë, tha se fokat elefantë mund të kenë më shumë fuqi truri sesa ai besonte më parë.

Ndryshe, sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës, elefantët e detit meshkuj mund të arrijnë mbi 13 metra gjatësi dhe jetojnë rreth 13 vjet. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Interesante
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Kalo në kategori