Para fillimit të seancës stërvitore, ekipin e Prishtinës e vizituan vëllezërit Xhaka. Granit Xhaka, reprezentuesi zviceran dhe anëtari i skuadrës së Bundesliga 1, Borussia Monchegladbach si dhe Taulant Xhaka - anëtar i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së elitës zvicerane, Basel.

Xhakajt nuk u deklaruan publikisht, ndërsa, në emër të ekipit mirëseardhje i dha shefi i shtabit teknik, Bylbyl Sokoli.


“U jemi mirënjohës përgjithmonë. Ju jeni shembull se si futbollistët tanë një ditë duan të arrijnë. Edhe pse do të doja, sikurse Taulanti, edhe Graniti të përfaqësonte Kombëtaren shqiptare, ju jeni krenaria jonë dhe ne mburremi me ju”, ishin ndër të tjera fjalët përshëndetëse të Sokolit.

"Në të shkuarën, veçmas Graniti, ka vizituar shpesh F.C. Prishtinën, ndërsa në disa raste ka dhënë edhe ndihma modeste për klubin tonë. Vizitën e tyre e çmojmë dhe janë të mirëseardhur gjithmonë në klubin më të madh në vend. Ashtu siç u shpreh edhe xhaxhai, i cili ishte në përcjellje të tyre se Prishtina është klubi i tyre dhe gjithmonë do të jetë i tillë", përfundoi Sokoli. /Telegrafi/

xhaka 2

Xhaka 3

xhaka 1


 

telegrafi sport app