Skuadra nga Gjakova, Vëllaznimi ka hapur akademinë e futbollit.

Iniciator për hapjen e kësaj akademie të futbollit ka qenë kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana.

Kjo akademi do ta mbajë emrin e futbollistit të njohur nga Gjakova, Naim Kryeziu i cili ka luajtur në Itali te skuadrat si Roma e Napoli.

Gjithashtu u bë përurimi i fushës sintentike në Shkugëz, ku morën pjesë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, si dhe kryetari i Gjakovës Ardian Gjini. /Telegrafi/