Gani Sejdiu do të vazhdojë të jetë trajner i skuadrës gjakovare, Vëllaznimi.

Faqja zyrtare e klubit të madh nga Gjakova ka lajmëruar se ka arritur marrëveshje me trajnerit mitrovicas Sejdiu.

Aty thuhet se ishte Presidenti i Klubit Agim Cana, i cili ka arritur marrëveshjen që Sejdiu të vazhdojë të jetë trajner i kuqezinjve edhe për sezonin 2018/2019.

Synimi i klubit Kuq e Zi me Sedijun është rikthimi në majën e futbollit kosovar, në SuperLigë.

Vëllaznimi gjithashtu ka njoftuar se nga java tjetër pritet që klubi të përforcohet edhe me 3-4 lojtarë të rinj.

Ferizaj rikthehet në Superligë pas një viti, Vëllaznimi bie në Ligën e Parë Ferizaj rikthehet në Superligë pas një viti, Vëllaznimi bie në Ligën e Parë

Ndryshe, klubi gjakovar sezonin e ri do të vazhdojë të luaj në Ligë të Parë pasi nuk arriti të mbijetojë në barazh.

Gjakovarët u mposhtën në barazh nga Ferizaj me penallti, pasi loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduar me barazim. /Telegrafi/