LAJMI I FUNDIT:

Vdes në QKUK këmbësori i cili u aksidentua javë më parë në Fushë Kosovë

Vdes në QKUK këmbësori i cili u aksidentua javë më parë në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Ka ndërruar jetë këmbësori i cili ishte goditur nga një veturë në fshatin Bresje në Fushë Kosovë.

Aksidenti kishte ndodhur më 29 janar të këtij viti rreth orës 23:11.


“Lidhur me rastin raportohet se me datën 06.02.2019 ne QKUK ka ndërruar jetë këmbësori-viktima mashkull K-Shqiptar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, njofton policia në raportin 24 orësh. /Telegrafi/