eksperti-banner

Chuck Low i cili ka luajtur rolin e Morris “Morrie” Kesseler në Godfellas ka ndërruar jetë më 18 shtator në moshën 89 vjeçare në shtëpinë e tij në New Jersey.

Low luajti rolin ikonik të Morriet në filmin shumë të dashur për publikun.


low 1 Chuck Low

Low ka luajtur po ashtu në filma si “The MIssion”, “Kin gof Comedy”, “Once Upon a Time in America” dhe “The Sopranos”.

Aktori njujorkez ishte i njohur si mik i afërt i yllit tjetër të filmit Godfellas, Robert De Niro. Ishte pikërisht ky i fundit që ia mundësoi Low të jetë një aktor i madh i filmave.

low 3 Robert De Niro

De Niro dhe aktori Liam Neeson vizituan disa herë Low në shtëpinë e tij në Allendale.

“De Niro u shfaq me disa djem dhe u duk se ata po qeshnin shumë”, tha një burim për vizitën e aktorëve në shtëpinë e Low.

low 2

Low lë pas vajzën Debra LowMykrantz, dhëndrin Peter Mykrants dhe mbesat, Jenni dhe Katie Mykrantz. Po ashtu, ai ka një djalë Mithcell Low dhe mbesën Beth Lynne Robbins.

Low i cili shërbeu në Ushtrinë Amerikane për katër vjet, u varros me nderime ushtarake më 20 shtator në New York. /Telegrafi/