Mesfushori italiano argjentinas, Franco Vazquez ka folur për të ardhmen e tij.

Anëtari i Palermos si duket dëshiron largimin nga Sicilia për tu transferuar në një skuadër më të madhe.

27-vjeçari ka zbuluar dy skuadrat e mëdha italiane që kanë shprehur interesim për të por edhe një spanjolle.

“Roma dhe Milani më duan por ende nuk ka asgjë konkrete sa i përket të ardhmes sime”.

“Mund ta kem edhe një rikthim në Spanjë pasi Sevilla ka shprehur interesim dhe unë mendoj se është një mundësi e madhe”.

“Por përderisa ende nuk kam nënshkruar nuk mund të them se ku do ta vazhdoi karrierën”, deklaroi mesfushori ofensivë. /Telegrafi/

Reklama