eksperti ad

Përplasja publike mes Interit dhe Real Madridit ka vazhduar, teksa Luka Modric ka insistuar se dëshiron të qëndrojë për shumë vite te Reali.

Dy klubet kanë kërcënuar njëra-tjetrën me padi për qasjen ndaj Modricit, i cili mori çmimin si lojtari më i mirë i UEFA-s për edicionin e kaluar.


Përkundër faktit se ka shtyrë shumë transferimin te Interi, Modric tha se dëshiron të mbetet Merengez.

"Jam shumë i lumtur te Real Madridi. Dua të qëndroj në klub për shumë vite të tjera", theksoi Modric.

Në të njëjtën ngjarje në Monte Carlo ishte Florentino Perez ai që sërish e akuzoi Interin.

"Ata deshën ta marrin numrin 10 tonë pa paguar për të. Është një gjë që nuk e kam parë në 30 vjet të karrierës time", u shpreh Florentino Perez.

Zëvëndëspresidentit të Interit, Javier Zanetti, mediat treguan fjalët e Perezit.

"Nuk kam dëgjuar fjalët e Perezit, por do t'i lexoj dhe më pas do të shoh se çfar mund të bëjmë te organet e caktuara", deklaroi 'Il Capitano".

/Telegrafi/

telegrafi sport app