LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon misionin që la përgjysmë e ëma e tij, Princ Harry impresionin me mbështetjen që jep për kauzat sensibilizuese ndaj HIV/Aids (Foto)

Vazhdon misionin që la përgjysmë e ëma e tij, Princ Harry impresionin me mbështetjen që jep për kauzat sensibilizuese ndaj HIV/Aids (Foto)
Princ Harry. Getty Images)

Princi Harry u bashkua me shumë emra të njohur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “Attitude Magazine” në Londër, të enjten mbrëma.

Princi 33 vjeçar dukej i pashëm në një kostum të zi kur u bashkua me yjet e famshëm si: Kylie Minogue, Amanda Holden dhe Myleene Klass për ceremoninë e ndritshme në ‘Roundhouse’ në Camden, në veri të Londrës, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Prince Harry pozon krah Kylie Minogue, ndërsa ndoqën së bashku mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Attitude” Londër

Princi po vazhdonte përgjysmë punën e fushatës sensibilizuese që la përgjysmë e ëma e tij, Princesha Diana, duke u bërë kështu anëtari i parë i familjes mbretërore që mori një nderim në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për të drejtat e homoseksualëve dhe të prekurit nga sëmundjet e Hiv/Aids.

Debutimi i parë i foshnjes mbretërore në pritje! Dukesha Kate Middleton bën daljen e parë publike pas shtatzënisë (Foto)
Lexo po ashtu Debutimi i parë i foshnjes mbretërore në pritje! Dukesha Kate Middleton bën daljen e parë publike pas shtatzënisë (Foto)

Diana u njoh për punën e saj të rëndësishme në tërheqjen e vëmendjes me kauzat e saj sensibilizuese ndaj HIV / AIDS.

Krenar: Princi Harry (në të majtë), merr një  çmim trashëgues në “Attitudes” në emër të nënës së tij Dianës, Princeshës së Uellsit, nga Ian Walker (në të djathtë), dhe Julian La Bastide në Mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Attitude”

Pasi hipi në skenë, Harry magjepsi audiencën, teksa u shpreh: “A nuk dukemi të gjithë ne kaq të bukur?”, ndërsa lëvdonte edhe projektet e nënës së tij të ndjerë.

Në një fjalim të përzemërt, ai tha se nëna e tij ishte vetëm 25 vjeçe dhe ende e kishte gjetur rrugën e saj në jetën publike kur zgjodhi të vinte në pah kauzat e saj rreth Hiv/Aids.

“Ajo e dinte se keqkuptimi i kësaj sëmundje relativisht të re po krijonte një situatë të rrezikshme kur u përzien me homofobinë. Njerëzit po largoheshin nga komunitetet e tyre – dhe nganjëherë edhe nga familjet e tyre – thjesht sepse ishin të sëmurë”.

“Kur ajo tronditi opinionin, duke shfaqur dorën e një burri 32-vjeçar me HIV përpara kamerave, ajo e dinte saktësisht se çfarë po bënte,” tha Harry.

Ajo po e përdorte pozitën e saj si Princesha e Uellsit – gruaja më e famshme në botë – për të sfiduar të gjithë që të edukonin veten; për të gjetur dhembshurinë e tyre; dhe për të arritur tek ata që kanë nevojë për ndihmë, në vend që t’i largojnë ata”.

Si të ishte veshur me fustan punuar nga copëza akulli, Mbretëresha Elizabeta II shkëlqen me paraqitjen e saj (Foto)
Lexo po ashtu Si të ishte veshur me fustan punuar nga copëza akulli, Mbretëresha Elizabeta II shkëlqen me paraqitjen e saj (Foto)

Ceremonia, e cila u prit nga Tom Daley, njeh ‘tregimet frymëzuese dhe arritjet e shquara’ të figurave kryesore në komunitetin LGBT.

Mysafirët më të njohur në këtë mbrëmje ishin: Kylie Minogue, i cili mori një çmim ‘legjendë’, Matt Lucas, Sam Smith, Chris Robshaw, Beverly Knight dhe Jade Thirlwall i “Little Mix”.

Në tapetin e kuq të këtij eventi u pa edhe këngëtarja e njohur e talent show “X Factor”, Louisa Johnson, e cila dukej elegante në një fustan portokalli.

Ndërsa Harry lëvizte në skenë, shfaqja e të cilit në ceremoni ishte një surprizë për shumicën e audiencës, ai arriti të fitojë menjëherë zemrat e të gjithëve me fjalimin e tij.

Në të majtë: Diana, Princesha e Uellsit, shtrëngon duart e një viktime të AIDS-it, ndërsa hap një repart të re të ndihmës në Spitalin ‘Middlesex’ më 9 prill 1987. Në të djathtë: Diana mban një fëmijë të vogël në ‘Hostel Febem’, qendër për fëmijët e braktisur, ku shumë prej tyre ishin HIV Positive, në Sao Paulo, Brazil në 1991.

Ai vazhdoi fjalimin e tij duke u shprehur: “Unë shpesh pyes veten se çfarë do të bënte nëna ime për të vazhduar luftën kundër HIV dhe Aids nëse ajo do ishte ende me ne sot”.

“Unë besoj se ajo do t’i tregonte të gjithëve në shoqëri, jo vetëm atyre më në rrezik, që me një trajtim efektiv të lirë dhe të disponueshëm në Britani të Madhe, të gjithë duhet të përqafojmë testimin e rregullt – për hir të vetvetes dhe për ata që e duam”.

“Një video e këtij fjalimi mbresëlënës u shpërnda edhe në llogarinë Twitter të ‘Attitude Magazine’.

Stili unik i Princeshës Diana, princesha që ktheu shumëçka në trend (Foto)
Lexo po ashtu Stili unik i Princeshës Diana, princesha që ktheu shumëçka në trend (Foto)

Shfaqja pasqyron dëshirën e Harryt për të vazhduar punën e nënës së tij dhe angazhimin e tij për të bërë fushatë për HIV / AIDS. Ai ka marrë publikisht një test HIV për të theksuar rëndësinë e testimit dhe për të krijuar një organizatë bamirësie –të quajtur “Sentebale”, për të ndihmuar fëmijët në Lesoto të prekur nga sëmundjet.

Çmimi, i cili u shënua nga Diana duke shfaqur një nga gjashtë mbuluesit e fituesve të botimeve të limituara, u prezantua nga dy ish-punëtorë shëndetësorë, të cilët të dy e takuan Dianës. Ian Walker ishte një terapist i vjetër në Londër, në ish-qendrën e Aids në Londër, të cilën Diana shpesh e frekuentonte për të vizituar, dhe Julian La Bastide ishte një infermiere në spitalin e ‘Mildmay’.

Z. Walker, i cili e takoi Dianën disa herë midis viteve 1993 dhe 1997, tha: ‘Ajo e mbushi dhomën me dritë. Të gjithë u lehtësuan menjëherë, dhe vetëm fakti që ajo do të hyjë, të bisedojë me dikë, të mbajë dorën, kjo do të thotë se ndoshta të nesërmen ata vdiqën të lumtur sepse Diana u kishte folur atyre”.

Momentet teksa Princ Harry pranoi çmimin në skenë

Duke kujtuar momentin më emocionues kur ajo u shtrëngoi duart me një pacient i prekur nga Aids, ai shtoi: ‘Dukej sikur thyen një milion barriera brenda natës me atë veprim të thjeshtë. Kjo ishte një kohë kur njerëzit ishin të tmerruar për ata që prekeshin nga HIV, njerëzit do të mbanin doreza, maskë dhe fustan deri në spitale të rregullta. Njerëzit u refuzuan nga familjet e tyre, ata ndiheshin shumë të pakëndshëm gjersa ecnin në rrugë”.

Zbulohet arsyeja pse Princ Harry dhe e dashura e tij zgjodhën të mbajnë të bashkuar duart në publik, kur Kate dhe William nuk e bëjnë këtë (Foto)
Lexo po ashtu Zbulohet arsyeja pse Princ Harry dhe e dashura e tij zgjodhën të mbajnë të bashkuar duart në publik, kur Kate dhe William nuk e bëjnë këtë (Foto)

Z. La Bastide, një infermier në “Mildmay Mission”, i cili kishte punuar aty për 17 vjet, kujton efektin e punës së Dianës. Ai tha: “Pacientët dhe njerëzit me të cilët punova ndjeva se ishin të rëndësishëm, se dikush po merrte kauzën e tyre – luftën e tyre – në një nivel tjetër. Diana nuk po bënte atë dallim ‘këta njerëz janë më të rëndësishëm ose më pak të rëndësishëm’. Vetëm thoshte: ‘Të gjithë jeni të rëndësishëm’. Dhe ajo e dinte se çdo herë që bëri një vizitë të paralajmëruar me kamerat atje, kjo do të vazhdonte rrjedhën”.

Ndërsa një zëdhënës Pallatit të Kensingtonit tha: ‘Princi Harry ishte i etur për të ndërmarrë këtë kauzë, pasi ai ka vazhduar punën e nënës së tij për fushatën sensibilizuese të HIV / Aids dhe çmimet janë në mbështetje të Fondacionit ‘Elton John AIDS’, në të cilin ai ka punuar edhe nga afër”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kalo në kategori