Vazhdon debati për rebalancin në Maqedoni, pozita dhe opozita me qëndrime të kundërta
Në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet pasdite vazhdoi debati për ribalancin e Buxhetit për vitin 2022. Sipas deputetëve të pozitës, me ribalancin projektohen më shumë mjete nga buxheti për mbështetjen e standardit të qytetarëve dhe vazhdon aktiviteti ekonomik, ndërsa nga opozita mbeten me qëndrimin se buxheti nuk është dimensionuar në mënyrë përkatëse dhe se mbushet vetëm në kurriz të qytetarëve.
Deputetja e LSDM-së, Lolita Ristova në replikën e saj në Komisionin kuvendor për buxhet dhe financim theksoi se edhe në kohë të krizës ekonomike botërore, investohet në zhvillimin e infrastrukturës.
Ajo shtoi se po investohet edhe në sistemet e kanalizimeve dhe ujësjellësit, si edhe në ndërtimin e banesave sociale, gjegjësisht se këto katër vite të ndërtuara ose në fazë ndërtimi janë 853 banesa sociale në dhjetëra komuna dhe se këto janë investime të rëndësishme kapitale.
Sipas deputetet, Maria Georgievska nga LSDM, ndikimi i presioneve nga çmimet mbi amvisëritë do të neutralizohet përmes rritjes së pagës minimale dhe rritjes së pensioneve.
Ajo përmendi se norma vjetore e projektuar e inflacionit pritet të jetë 7,2 për qind, ndërsa siç tha, pritet çmimet në gjysmën e dytë të vitit gradualisht të fillojnë të stabilizoheshin.
Sipas deputetëve të shumicës parlamentare, investimet kapitale mbeten në nivel rekord, më lartë në raport me vitin e kaluar.
Sipas deputetëve të OBRM-PDUKM-së, ribalanci i buxhetit është vetëm për t’u rritur borxhi publik, dhe ai mbushet sërish në llogari të qytetarëve, ndërsa e vetmja që ka përfitim nga inflacioni është Qeveria.
Deputetët e OBRM-PDUKM-së theksojnë se bazë për miratimin e këtij buxheti shtesë është vetëm dështimi në investime kapitale dhe nevoja për një huamarrje të re enorme.
Sipas opozitës, çdo miratim i amendamenteve që janë shtruar nga ana e tyre do të thotë jetë më e mirë për qytetarët.
Deputeti Mile Lefkov nga OBRM-PDUKM në kundëreplikën e tij theksoi se ka një rënie rekord të popullsisë së aftë për punë në vend për shkak të emigrimit dhe për shkak të mosregjistrimit si fuqi punëtore aktive. Siç theksoi ai, ka një rënie historikisht të paprecedentë në ekonomi dhe vetëm këtë vit janë mbyllur afro 4000 kompani.
Deputetja Bllagica Lasovska nga OBRM-PDUKM theksoi se në shtet ekziston shok çmimesh të cilin nuk e arrijnë dot qytetarët, ndërsa sipas saj, rritja e BPV-së nuk do të jetë as 3 për qind.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë