Mediat spanjolle kanë treguar një histori interesante që ndodhi para ndeshjes së fundjavës së kaluar, “ El Clasicos” në mes të Real Madridit dhe Barcelonës.

Në 24 orët e fundit, shtypi spanjoll kanë zbritur pas një histori ‘dashurie’, pasi është konfirmuar se kapiteni Sergio Ramos i dha gjyqtarit Alejandro Hernandez, dhuratë me gjërat zyrtare të Real Madridit para ndeshjes El Clasico.


Jo vetëm kaq, por Ramos gjithashtu i ka vënë një shënim të shkruar me dorë së bashku me dhuratën e ofruar, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që dëgjojnë këso tregime këtë sezon rreth dhuratave të Real Madridit që i bëjnë gjyqtarëve.

Në shkurt të këtij vitit, pas rikthimit të Real Madridit në fitoren 3-2 në Villarreal, presidenti i “Nëndetëses së Verdhë”, Fernando Roig, i tha medieve se ai pa gjyqtarin Jesus Gil Manzano të largohet nga stadiumi me çanta dhe mallra të Real Madridit.

Ndërkohë që është konfirmuar, se Ramos i dha gjyqtarin një fanellë të Real Madridit, teksa porosinë e la te Juan Carlos Albuxech - pronar i hotelit Hotel Sans Beach në Lanzarote. /Telegrafi/

dhurata 5

telegrafi sport app