LAJMI I FUNDIT:

Vazhdoi gjykimi për rastin “Besa Trans”, dëshmoi ish-shoferi i kompanisë së autobusëve

Vazhdoi gjykimi për rastin “Besa Trans”, dëshmoi ish-shoferi i kompanisë së autobusëve

Me marrjen në pyetje të dëshmitarit me propozim të mbrojtjes në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, sot vazhdoi gjykimi për rastin “Besa Trans”, që ka të bëjë me aksidentin në Bullgari në vitin 2021 në të cilin humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Në seancën e sotme është marrë në pyetje ish shoferi i kompanisë. Në këtë rast të akuzuar janë një person fizik dhe një person juridik për veprën e vazhduar penale “falsifikim dokumentesh”.


I akuzuari 41-vjeçar si drejtues i personit juridik nga Rashçe, duke shfrytëzuar të njëjtat marrëdhënie të përhershme, të njëjtat raste dhe rrethana të ngjashme, nëpërmjet drejtuesve të mjeteve që drejtonin autobusin në pronësi të kompanisë, ka kryer disa veprime dhe përdori si dokument të falsifikuar ekstraktin e licencës për kryerjen e transportit publik në komunikacionin rrugor ndërkombëtar. Një licencë e tillë për autobusin në fjalë nuk është lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ndërsa menaxheri ua ka dhënë dokumentin e përgatitur publik fals shoferëve që kanë vozitur autobusin dhe me të kanë kaluar kufirin shtetëror.

Prokurori publik kompetent gjatë procedurës ka ofruar dëshmi se në periudhën prej datës 10.01.2021 deri më 21.11.2021, autobusi ka kaluar 20 herë kufirin shtetëror në pika të ndryshme kufitare me dokument të falsifikuar, thuhet në aktakuzën e propozuar.

Gjykimin e udhëheq gjyqtari Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik Vlladimir Miloshevski.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori