LAJMI I FUNDIT:

Varrezat e pagërmuara

Varrezat e pagërmuara

Serbia po vazhdon të neglizhojë gërmimin e lokacioneve të dyshuara si varreza masive. Prej vitit 2011, sipas drejtuesve të Komisionit qeveritar për personat e pagjetur të Kosovës, ka vende të dyshuara si varreza masive të shënjuara, por procesi i gërmimit vlerësues shtyhet me arsyetime të ndryshme.

Organizata joqeveritare “Thirrjet e Nënave”, ka kërkuar nga Qeveria përshpejtim të procesit, duke njoftuar se brenda 17 vitesh shumë prindër kanë vdekur pa ditur fatin e fëmijëve të tyre të marrë me forcë nga forcat ushtarake dhe paramilitare serbe.


Sipas Nysrete Kumnovës, nga shoqata “Thirrjet e nënave”, nëse zvarritet e neglizhohet procesi i zbardhjes së të pagjeturve nuk do të mbetet më prind që do të presë e të varrosë mbetjet mortore të fëmijëve të tyre.

Kumnova ka thënë se jo vetëm në Serbi, por dhe në Kosovë, ka lokacione të dyshuara si varreza masive, por të cilat nuk po gërmohen. /Zëri/