LAJMI I FUNDIT:

Van Dijk shpërfill Cristiano Ronaldon kur tregon katër kundërshtarët e tij më të vështirë

Van Dijk shpërfill Cristiano Ronaldon kur tregon katër kundërshtarët e tij më të vështirë

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, ka shpërfillur Cristiano Ronaldon kur është pyetur që të tregojë katër kundërshtarët më të vështirë me të cilët është përballur.

Si njëri ndër mbrojtësit më të mirë në botë, Van Dijk me siguri di një apo dy gjëra se si është të përballësh me lojtarë të klasit botëror.


Ai u bë pjesë e Liverpoolit pas transferimit nga Southamptoni për 75 milionë euro në janar të vitit 2018, shifër kjo që ishte rekord për një mbrojtës.

Që nga atëherë, Van Dijk ka fituar pesë trofe me Liverpoolin, duke përfshirë Ligën e Kampionëve në 2019 dhe Ligën Premier në 2020.

Reprezentuesi holandez është përballur me sulmuesit më të mirë në botë me klubin dhe kombëtaren, dhe ani pse ai ka treguar kundërshtarët e tij më të vështirë, holandezi ka shpërfillur Cristiano Ronaldon.

Në vend se të zgjedhë pesë herë fituesin e Topit të Artë, Van Dijk zgjodhi Lionel Messin, Erling Haaland, Sergio Aguero dhe Olivier Giroud si kundërshtarët më të vështirë.

Jurgen Klopp bën një zgjedhje të çuditshme kur diskuton golin e tij të preferuar të Liverpoolit
Lexo po ashtu Jurgen Klopp bën një zgjedhje të çuditshme kur diskuton golin e tij të preferuar të Liverpoolit

“Do të thoja se Erling Haaland është një kundërshtar shumë i vështirë, ai është shumë i fortë, një sulmues modern”, ka thënë fillimisht Van Dijk.

“Është e njëjta me Agueron. Ai nuk shënoi shumë gola ndaj nesh, por që kur kam luajtur ndaj tij kur isha te Southampton ai ishte shumë i papërshtatshëm, mund të shënonte me të majtën ose të djathtën, ju gjithmonë duhej të ishit në formën më të mirë”.

“Giroud gjithashtu ka shënuar gola të mirë ndaj meje. Unë gjithmonë ndihesha se ai nuk do të shënontë, por në një farë mënyre ia arrinte këtij qëllimi”, përfundoi holandezi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori