LAJMI I FUNDIT:

Van Dijk i pasigurt për të ardhmen e tij te Liverpooli pas largimit të Klopp

Van Dijk i pasigurt për të ardhmen e tij te Liverpooli pas largimit të Klopp

Virgil Van Dijk është pyetur nëse ai do të jetë pjesë e Liverpoolit për dekaden e ardhshme pas largimit të Jurgen Klopp.

Përgjigja që dha reprezentuesi holandez mund të shqetësojë tifozët e klubit anglez, pasi ai nuk e dha ndonjë përgjigje definitive, duke lënë të gjitha mundësitë e hapura.


“Kjo është një pyetje e madhe, nuk e di. Kjo është matematikë e mirë, por dëgjoni, unë me të vërtetë nuk e di”, është shprehur Van Dijk kur u pyet për të ardhmen e tij.

“Klubi do të ketë një punë të madhe në duart e tyre. Kjo tashmë dihet. Të zëvendësosh një trajner dhe jo vetëm ai por edhe stafi që po largohet, pra ka shumë gjëra që do të ndryshojnë”.

“Unë jam shumë kurioz për të parë se në çfarë drejtimi do të shkojë klubi dhe kur ajo tashmë të njoftohet ne do të shohim situatën tonë, nuk mund të them shumë rreth kësaj”, ka deklaruar Van Dijk.

Në fund Van Dijk tha se ishte i lumtur që ishte pjesë e epokës së Kloppit dhe se fokusi i tij mbetet për ta mbyllur me sukses këtë sezon.

Van Dijk thyen heshtjen, bëhet lojtari i parë i Liverpoolit që flet pas largimit tronditës të Jurgen Klopp
Lexo po ashtu Van Dijk thyen heshtjen, bëhet lojtari i parë i Liverpoolit që flet pas largimit tronditës të Jurgen Klopp

“Natyrisht do të jetë fundi i epokës së Jurgen Klopp. Unë jam shumë i lumtur që jam ende pjesë e saj, për këtë aryse nuk më pëlqen të flas, unë jam ende pjesë e saj”.

“Ky është fokusi im kryesor dhe ne do të shohim në fund të sezonit. Shpresoj që të arrijmë sukseset që të gjithë i ëndërrojmë dhe luftojmë për to çdo ditë, deri atëherë me shumë mundësi gjithçka do të qartësohet”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori