LAJMI I FUNDIT:

Van Dijk ende po përmirësohet, thotë Klopp

Van Dijk ende po përmirësohet, thotë Klopp

Virgil Van Dijk konsiderohet tashmë prej mbrojtësve më të mirë në botë, por Jurgen Klopp beson se holandezi mund të përmirësohet më tej.

Kapiteni i Holandës ka bërë dallimin në kapacitetin defensiv të Liverpoolit duke mbajtur portën shumë herë të pa prekur dhe duke bërë që të pranohen vetëm 19 gola në 32 ndeshje këtë sezon.


“Po, ai na ka përmirësuar, dhe unë mendoj se ai është përmirësuar shumë që prej se ka ardhur”.

“Kjo është ajo që pritet prej tij. Nëse një lojtar vjen duhet të përmirësohet vet dhe ta përmirësojë ekipin”.

“Ai është shumë i rëndësishëm për ne, jo vetëm si lojtar, por edhe si njeri. Nuk mund të them një fjalë të keqe për të”, u shpreh Klopp. /Telegrafi/