LAJMI I FUNDIT:

Van de Beek konfirmon negociatat: Real Madridi është në bisedime me Ajaxin

Van de Beek konfirmon negociatat: Real Madridi është në bisedime me Ajaxin

Kalimi i Donny van de Beek te Real Madrid po afrohet gjithnjë e më shumë dhe mund të materializohet brenda ditëve në vazhdim.

Ishte menduar që opsioni Van de Beek ishte atje si një alternative për Paul Pogba, por duket se Los Blancos tani kërkojnë të bashkojnë të dy në Santiago Bernabeu.


Gazeta spanjolle Marca raportoi të premten se mesfushori holandez kishte rënë dakord me kushtet personale me Real Madridin dhe tani kanë ardhur edhe disa konfirmime.

Ajaxi dhe Van de Beek thuhet se kanë pranuar ofertën e Real Madridit
Lexo po ashtu Ajaxi dhe Van de Beek thuhet se kanë pranuar ofertën e Real Madridit

Pas ndeshjes hapëse në Eredivisie të Ajaxit kundër Vitesse të shtunën, Van de Beek hodhi dritë mbi këto spekulime.

“Është e vërtetë që Real Madridi është në bisedime me Ajaxin, por nuk mund të them më shumë”, deklaroi fillimisht Van de Beek.

Van de Beek ka shkëlqyer me Ajaxin në sezonin e fundit (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

22-vjeçari shënoi gol dhe siguroi një asistim në barazimin 2-2 ndaj Vitesse dhe ai pranoi që agjenti i tij tashmë ka qenë në diskutime me Mbretërit.

“Agjenti im do të ketë folur me ta”.

Van der Vaart: Po të isha si Van de Beek, do të shkoja me biçikletë te Real Madridi
Lexo po ashtu Van der Vaart: Po të isha si Van de Beek, do të shkoja me biçikletë te Real Madridi

“Real Madrid është një klub i shkëlqyeshëm për të luajtur, por Ajaxi është ende gjithashtu një klub i shkëlqyeshëm. Do të shohim se çfarë ndodh”, përfundoi Van de Beek.

Duket se, me këto deklarata, gjithçka po tregon drejtimin e mesfushorit të Ajaxit për t’u bërë një lojtar i Real Madrid në ditët në vijim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori