LAJMI I FUNDIT:

Valverde: Kam rastin ta fitojë për herë të parë Copa del Reyn

Valverde: Kam rastin ta fitojë për herë të parë Copa del Reyn

Barcelona është finalistja e dytë në Copa del Rey.

Katalunasit kanë triumfuar edhe në takimin e dytë të gjysmëfinales kundër Valencias me rezultat 2-0.


Philippe Coutinho me golin e parë në fanellën e katalunasve dhe Ivan Rakitic, ishin golashënues në triumfin e fituesit aktual të kësaj kupe.

Notat e lojtarëve: Valencia 0-2 Barcelona, Suarez më i miri
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Valencia 0-2 Barcelona, Suarez më i miri

Pas takimit ka folur edhe trajneri i ekipit fitues, Ernesto Valverde, i cili ka pohuar se ky trofe do të jetë i parë në aspektin personal në karrierë si trajner.

“Copa Del Rey është një titull i rëndësishëm për Barcelonën. Ne kemi arritur pesë herë në pesë vitet e fundit në finale, por në rastin tim, është një rast për ta fituar atë trofe për herë të parë”, ka thënë shkurt spanjolli, i cili në të kaluarën ka drejtuar shumë skuadra spanjolle.

Coutinho e Rakitic dërgojnë Barcelonën në finalen e Copa del Rey (Video)
Lexo po ashtu Coutinho e Rakitic dërgojnë Barcelonën në finalen e Copa del Rey (Video)

Theksojmë se takimin e parë mes këtyre dyja ekipeve e kishte fituar Barcelona në saje të një goli të shënuar nga ana e Luis Suarez, i cili sonte dy herë asistoi për golashënuesit.

Kujtojmë se finalisti i parë është Sevilla, e cila eliminoi mbrëmë skuadrën e Leganesit, e cila në çerekfinale u tregua më e mirë se Real Madridi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori