LAJMI I FUNDIT:

Valverde arsyeton gjestin e Coutinhos në drejtim të tifozëve

Valverde arsyeton gjestin e Coutinhos në drejtim të tifozëve

Barcelona ka eliminuar me rezultat të përgjithshëm 4-0 Manchester Unitedin dhe ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e garës elitare evropiane për klube.

Një prej golave e ka realizuar edhe Philippe Coutinho, i cili ka mbyllur veshët në drejtim të tifozëve dhe këtë moment e ka komentuar trajneri Ernesto Valverde.


Ai ka pohuar se secili lojtar, por edhe ekipi ka momente të vështira, por që i mbetet brazilianit ta shpjegojë më mirë se çka ka menduar.

“Unë nuk e di, e vërteta është se nuk e kam parë atë. Nuk e di se çfarë do të thotë, ai do të duhet ta shpjegojë atë”.

“Ne jemi në një klub me kërkesa të mëdha, duhet të fitojmë gjithçka dhe gjithmonë të luajmë mirë. Ka një barrë të rëndë mediale dhe ne të gjithë jemi subjekt kritikash”.

“Ne e njohim botën në të cilën jemi dhe se kjo nuk është e lehtë. Duhet ta kuptojmë se ne gjithmonë nuk luajmë shkëlqyeshëm dhe se Coutinho gjithmonë nuk shënon gola. Ne jemi të gjithë njerëz”, tha spanjolli.

Barcelona do të ballafaqohet me njërin prej kundërshtarëve mes Liverpoolit dhe Portos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori