LAJMI I FUNDIT:

Valbuena: Të thuash se Benzema nuk e meriton Topin e Artë do të ishte e pandershme

Valbuena: Të thuash se Benzema nuk e meriton Topin e Artë do të ishte e pandershme

Mathieu Valbuena, me gjithë problemet e tij ligjore në të kaluarën me francezin Karim Benzema, nuk mban mëri ndaj sulmuesit të Real Madridit dhe e pranon se numri 9 meriton të fitojë Topin e Artë për vitin 2022.

Rasti i shumëpërfolur rreth skandalit seksual të të dyve u vu plotësisht në drejtësi vetëm së fundmi, me Benzemën që hoqi dorë nga apeli vetëm javën e kaluar.


Kjo ka bërë që ish-reprezentuesi i Francës, Valbuena ta vlerësoj yllin e Real Madridit për formën që po kalon ky i fundit.

Mbaron saga e skandalit seksual: Benzema heq dorë nga apelimi i dënimit për ‘rastin Valbuena’
Lexo po ashtu Mbaron saga e skandalit seksual: Benzema heq dorë nga apelimi i dënimit për ‘rastin Valbuena’

“Do të ishte e pandershme të thuash se Benzema nuk e meriton Topin e Artë. Po, ai e meriton. Unë mund të flas objektivisht në një nivel sportiv dhe mund ta bëj me kënaqësi. Nuk ka asnjë problem”, ka thënë fillimisht Valbuena për RMC.

Në sezonin 2021/22, Benzema ka shënuar 44 gola dhe ka dhënë 15 asistime në 46 paraqitje, një shifër shumë e respektueshme dhe diçka që e bën atë favorit për të fituar Topi i Artë 2022 në Paris më 17 tetor.

Valbuena nuk ka inat ndaj Benzemas

Valbuena ka deklaruar gjithashtu se nuk ka mëri për ish-shokun e skuadrës në lidhje me skandalin.

“Nuk mbaj fare inat dhe gjithmonë kam thënë atë që kam për të thënë. Ishte një kohë e vështirë, por një kohë nga e cila munda të shërohesha. Tani secili shkon në rrugën e vet”, shtoi francezi.

Benzema u shpall fajtor për këtë çështje dhe u dënua me një vit burg me kusht, të cilin ai do ta vuante në rast të përsëritjes së veprës penale. Ai është dënuar edhe me 75 mijë euro.

“Për mendimin tim, heqja dorë nga një apel do të thotë shumë gjëra, pas së cilës secili mund të mendojë çfarë të dojë”.

“Për mua, gjëja më e rëndësishme është të jem në gjendje të vazhdoj përpara, sepse shtatë vjet nuk janë asgjë”, përfundoi mesfushori francez.

Gjatë procesit, avokatët e Benzemas mbrojtën tezën se veprimet e futbollistit ishin ekskluzivisht për të ndihmuar Valbuenën, pa ndonjë qëllim keqdashës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori