Vajza e Tyson Furyt largohet nga rezidenca familjare me vlerë nëntë milionë euro për të jetuar në një karavan

Pasi u martua së fundmi, vajza e Tyson Furyt, Venezuela Fury, po planifikon të largohet nga rezidenca e prindërve të saj me vlerë nëntë milionë euro për të jetuar në një karavan me bashkëshortin e saj.
Konkretisht, 16-vjeçarja, e cila la shkollën pesë vjet më parë dhe tani është një influencuese, u martua me boksierin Noah Price gjatë fundjavës.
Dasma e tyre u zhvillua të shtunën, me nusen adoleshente që mbante veshur një fustan të madh me një bisht 15 metra të gjatë.
Çifti i sapomartuar lidhi kurorë në Kishën Mbretërore të Shën Gjonit, pranë shtëpisë familjare në Ishullin e Manit.
Sipas mediave britanike, disa ditë pas dasmës, Venezuela planifikon të largohet nga shtëpia familjare dhe të shpërngulet në një karavan.
Ajo dhe Noah tani po përgatiten të shpërngulen në East Riding të Yorkshire.
"Venezuela dëshiron të fillojë jetën martesore në stilin tradicional të udhëtarit, ashtu siç bënin prindërit e saj. Ajo ka jetuar në luks që kur ka lindur, por është gati të ndërrojë rehatinë e shtëpisë për një karavan statik. Ajo mendon se kjo nuk i ka dëmtuar prindërit e saj dhe mezi pret të kujdeset për të gjitha punët e shtëpisë ndërsa Noah shkon në punë. Prindërit e saj e miratojnë", tha ai për mediat.
Prindërit e Venezuelës, Tyson dhe Paris, u takuan si adoleshentë dhe i kaluan vitet e para duke jetuar së bashku në një karavan përpara se të zhvendoseshin në një vilë prej druri në pronën e babait të tij në Styal, Cheshire.
Paris më parë ka mbrojtur faktin që vajza e saj u martua kaq e re, duke theksuar gjithashtu marrëdhënien e saj të vazhdueshme. /Telegrafi/


























































