LAJMI I FUNDIT:

Ushtria jordaneze thotë se ka zbuluar “lëvizje të dyshimta ajrore” pranë kufirit me Sirinë

Ushtria jordaneze thotë se ka zbuluar “lëvizje të dyshimta ajrore” pranë kufirit me Sirinë

Ushtria jordaneze tha të hënën se sistemi i saj i radarit të mbrojtjes ajrore kishte zbuluar lëvizje të dyshimta ajrore nga një burim i panjohur përgjatë kufirit me Sirinë.

Ndërkohë një burim rajonal i sigurisë tha se me shumë mundësi ishin raketa të lëshuara nga milicitë pro-iraniane nga Iraku.

Si pasojë, raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, fluturakët që besohet se ishin jordanezë u dëgjuan të fluturonin mbi qytetin jordanez të Irbid dhe zonat pranë pikës kufitare me Sirinë, thanë dëshmitarët.


Ushtria tha se një skuadrilje e forcave ajrore kishte fluturuar për të siguruar që hapësira ajrore të mos ishte nën ndonjë kërcënim.

Megjithatë, nuk tha se nga erdhën lëvizjet.

“Forcat ajrore iu përgjigjën një alarmi të sistemeve të radarëve që monitoronin lëvizjet ajrore, burimi i të cilave nuk dihet”, citohet të jetë thënë në deklaratën e ushtrisë.

Ndryshe, kujtojnë mediat, në janar, tre anëtarë të shërbimit amerikan u vranë dhe rreth 34 u plagosën pas një sulmi me dron në një postbllok të SHBA-së në Jordani që Uashingtoni e lidhte me militantët e mbështetur nga Irani.

Jordania ka kërkuar sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot nga Uashingtoni, duke thënë se ka frikë se do të gjendet në mes të zjarrit nëse lufta në Gaza tërheq Iranin dhe milicitë e tij rajonale të armatosura mirë në kufijtë e mbretërisë.

Zyrtarët thonë se qeveria e Jordanisë, e cila nënshkroi një marrëveshje mbrojtjeje me Shtetet e Bashkuara në janar 2021, dëshiron të forcojë mbrojtjen e saj kundër milicive të mbështetur nga Irani, duke ndërtuar forcën e tyre në kufijtë e Jordanisë me Irakun dhe Sirinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i dërgon mesazh qeverisë amerikane: Siria nuk është mikja jonë, mos u përfshini në luftën e saj

Trump i dërgon mesazh qeverisë amerikane: Siria nuk është mikja jonë, mos u përfshini në luftën e saj

Botë
Kërcënohet qeverisja 24-vjeçare e Bashar al-Assadit, forcat rebele mbërrijnë në periferi të Damaskut

Kërcënohet qeverisja 24-vjeçare e Bashar al-Assadit, forcat rebele mbërrijnë në periferi të Damaskut

Azia
Përmes një letre drejtuar Senatit, Biden zbuloi sa ushtarë amerikanë gjenden në Evropë

Përmes një letre drejtuar Senatit, Biden zbuloi sa ushtarë amerikanë gjenden në Evropë

Amerika
Rebelët sirianë hynë në Palmyra - morën kontrollin e depos së raketave të ushtrisë së Assadit

Rebelët sirianë hynë në Palmyra - morën kontrollin e depos së raketave të ushtrisë së Assadit

Azia
Rusët po u frikësohen rebelëve sirianë - largojnë sistemet S-400 nga Siria

Rusët po u frikësohen rebelëve sirianë - largojnë sistemet S-400 nga Siria

Azia
Katedralja shekullore Notre Dame rihapet pas pesë vjetësh - ceremonia bën bashkë liderë nga e gjithë bota

Katedralja shekullore Notre Dame rihapet pas pesë vjetësh - ceremonia bën bashkë liderë nga e gjithë bota

Evropa
Kalo në kategori