LAJMI I FUNDIT:

Usain Bolt përgëzon Elinel, DJ Dagz dhe PM për projektin e tyre të ri “Gangsta”

Usain Bolt përgëzon Elinel, DJ Dagz dhe PM për projektin e tyre të ri “Gangsta”
Foto: Getty Images

Reperi Elinel, DJ Dagz dhe PM publikuan së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor “Gangsta”.

Kënga është punuar nga Cricket, gjersa për tekstin është kujdesur vet Elinel.


Kjo këngë që në orët e para pas lansimit ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e publikut, dhe të pëlqehet nga një gamë e gjerë fansash të tre artistëve.

Mund të tingëllojë e pabesueshme, por edhe atleti i njohru me famë botërore, Usain Bolt, ka përgëzuar treshen në fjalë për këngën e tyre.

Ka qenë vetë DJ PM, ai i cili ka rishpërndarë videon e publikuar nga Usain Bolt në Instagram, ku shfaqet teksa përgëzon artistët dhe kërcen nën ritmet e këngës “Gangsta”.

“Kur Usain Bolt ju përgëzon ju për këngën “Gangsta”. Faleminderit Bolt”, janë fjalët e DJ PM në Instagram.

Duket se nga fakti që kanë arritur të marrin shenjë pozitive edhe nga emri i njohur i atletikës, rekordmen në vrapimin 100 metërsh, treshja Elinel, DJ Dagz dhe PM e cilësojnë lirshëm si shumë të suksesshëm projektin e tyre të ri.

Usain Bolt (Foto: Getty Images)

Kjo nuk është hera e parë që artistë nga fusha e artit në vend marrin përgëzime nga të famshmit botërorë, dhe kjo është një ndër arsyet se pse ka kaq talentë shqiptarë që depërtojnë dhe bëhen të famshëm në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori