LAJMI I FUNDIT:

Ursula von der Leyen prezanton kabinetin e ri – kjo pritet të jetë ‘Qeveria’ e re e BE-së

Ursula von der Leyen prezanton kabinetin e ri – kjo pritet të jetë ‘Qeveria’ e re e BE-së

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka prezantuar kabinetin e ri.

“Sot jam e lumtur të paraqesë Komisionin tim të balancuar, të zhdërvjellët dhe modern, i cili drejtohet me vendosmëri, i përqendruar qartë në çështjet që kemi në duar dhe jep përgjigje”, shkruan Von Der Leyen.


Laszlo Trocsanyi nominohet për Komisioner të ri për Zgjerim i Komisionit Evropian
Lexo po ashtu Laszlo Trocsanyi nominohet për Komisioner të ri për Zgjerim i Komisionit Evropian

Për rajoni e Ballkanit me interes është Komisioneri për Zgjerim, post në të cilin Ursula von der Leyen ka zgjedhur hungarezin László Trócsányi.

Ai është anëtar i Parlamentit Evropian dhe më parë ka shërbyer si Ambasador i Hungarisë në Francë dhe ministër i Drejtësisë për pesë vite, përcjell tch.

Ndërkohë, Johanes Hahn, i cili mbante këtë detyrë, do të vijojë të qëndrojë në ‘Qeverinë’ e BE-së pasi i është caktuar posti i Komisionerit për Buxhetin.

Sa i përket funksioneve të tjera, veçohet emërimi i Paolo Gentilonit në krye të Komisionit për Ekonominë dhe Phil Hogan që do të drejtojë Komisionin e Tregtisë. /Telegrafi/