Në librin Jeta ime, e vërteta ime të Zharko Jokanoviqit që bazohet në rrëfimet e Jovanka Brozit – të gruas së liderit të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito – përmendet urrejtja ndaj shqiptarëve, në veçanti ndaj liderit komunist të Kosovës, Fadil Hoxhës. Telegrafi sjell disa pjesë të këtij libri.
Jovanka Broz, për të cilën dyshohet se mbronte linjën antishqiptare dhe se ka planifikuar vrasjen e Titos, ka shprehur ashiqare urrejtjen e saj ndaj shqiptarëve, e sidomos Fadil Hoxhës.
Në “kujtimet” e saj thotë se prejardhjen e kishte nga Peçani i Prizrenit. Ajo madje me “saktësi” thotë se paraardhësit e saj janë larguar më 1482 nga Kosova, për të shkuar në Likë të Kroacisë.
Sipas saj, Aleksandar Rankoviqi dhe Sllobodan Peneziq Krcuni kanë sjellë nga Shqipëria 300 mijë shqiptarë në Kosovë, “për të krijuar një embrion politik që kanë dashur ta zbatojnë, por kjo ka dështuar”.
“U dhanë punë dhe banesa e gjithçka. Ata shumoheshin e mbetën aty. Për këtë nuk fliste askush. E, ata nuk kishin të drejtë të qëndronin. Askush nuk u tha të kthehen prapa. Andej nga keni ardhur. Kthehuni. Për këtë janë fajtorë ata që i sollën. Askush pos serbëve ata nuk i solli. Për këtë nuk guxohej të flitej”.
Ajo flet edhe për vizitën e saj të parë në Kosovë.
“I kam marrë hartat e vjetra austriake ku kanë jetuar paraardhësit e mi dhe disa dokumente që kam pasur, dhe diçka tjetër që ishte e imja. Paraardhësi im ishte një prift në Kosovë që ka ikur para Betejës së Kosovës për në viset e Likës … Aty ishin ata udhëheqësit e Kosovës dhe Pero Stamboliqi. Tërhoqa hartën dhe thash: ‘Dua të më dërgoni aty ku kanë jetuar paraardhësit e mi’. Dhe, Fadil Hoxha tha: ‘Nuk ka mbetur askush aty, gjithçka është kthyer përmbys, s’ka asgjë’. Doja të nisja bisedën për Kosovën dhe problemet atje. Iki Pera Stamboliqi, sepse nuk donte ta prekte problemin. Me këtë Fadil Hoxhën e ndyrë ai nuk donte diskutime. Dhe, unë mendoja se ky problem duhej hapur kur Tito ishte gjallë”, ka thënë Jovanka.
Sipas saj, politikanët serbë po si qyqarë i qaseshin Kosovës. Tito thotë se e dinte “problemin”, por ai kishte presione nga Sllovenia.
“Ata përzienin. Prandaj, Tito nuk e hapi këtë problem atëherë”, thotë ajo, natyrisht, me qëllimet se donte ta zgjidhte “problemin e Kosovës” sipas interesave serbe, sepse ajo cekë se “është edukuar me këngët për Kosovën” dhe se Kosovën e kishte “në zemër e shpirt”. Prandaj, në vazhdim ka thënë: “Liderët serbë në atë kohë, më besoni, shumë pak ose pothuajse asgjë nuk ka punuar në çështjen e Kosovës. S’e di se si myslimanët (boshnjakët – v.j.) mbaheshin rreth Kosovës. Kroatët i prishën sllovenët dhe ata e jepnin aminin”.
Sipas saj, Kosova duhej zgjidhur jo me dhunë, sepse dhuna krijonte rezistencë!
“Duhej punuar atje dhe zgjidhur problemet, e jo për të qarë … Unë isha në konflikt me Vida Tomshiqin. Ajo synonte planifikimin familjar, e unë i them: ‘Dëgjo Vida, lehtë e keni të planifikoni familje në Slloveni. I ke dy fëmijë dhe këtë e ke planifikuar. Hajt planifiko në Kosovë ku janë mesatarisht pesë fëmijë. Aty dëshmohu me planifikim’ … Është dashur të bisedohej për pronë, me ekspertë, avokatë, juristë, në vendin e ngjarjes, për të analizuar çdo amvisëri: si u bë që shtëpia serbe është nën pushtetin shqiptar, në duart e tyre? Hajt të shohim se si nuk e kanë paguar rrymën, banesën e asgjë tjetër. Hajt ta zgjidhim këtë dhe qindra gjëra tjera që atje janë mbledhur … Politika duhej bërë me kryepleq të Kosovës. Ata janë fis. Një stërgjysh ka përshkruar shpërnguljen e tyre. Kanë ardhur nga malet, fise të egra i kanë quajtur. Dhe, ata mbahen me kryepleqtë … Ndërsa, flisnin me politikanë e këtu doli tragjedia”.
Shihet që ajo urrejtjen më të madhe e ka pasur për Fadil Hoxhën, pra se Kosova udhëhiqej përmes politikës. Urrejtja më e madhe ndaj Hoxhës bëhet kur ky i fundit ia mohon të drejtat e trashëgimisë së Titos. Për të në një kapitull thotë: “Më 12 korrik 1982 vjen Fadil Hoxha tek unë me katër avokatët. Ai erdhi tek unë dhe më kërcënoi me hakmarrje … Ndoshta më hakmerrej për ato hartat që ia qita para hunde kur isha në Kosovë, duke dëshmuar se paraardhësit e mi ishin para Betejës së Kosovës aty, e kjo nuk i pëlqente. Më thotë se erdhi për të më thënë se nuk do ta marrë pensionin e Titos, sepse nuk kam të drejtë meqë Tito nuk kishte rrogë. E, kjo nuk ishte e vërtet. Ai merrte rrogë, ndërsa ka dëshmi se Tito merrte edhe shtesa të fëmijëve. E, ata gjoja avokatë bënin me kokë për t’ia dhënë rëndësinë budallallëqeve të tij … Kjo nuk ishte ndonjë çështje e ligjit, por vendim politik, që të më torturojnë dhe poshtërojnë … Pyeta: ‘Çfarë do të bëhet me gjërat e mia personale dhe dhuratat e mia’? Ai (Fadili – v.j.) tha: ‘Ato do të mbeten gjëra të Titos’”.
Jovanka ka thënë se e kanë kërcënuar me vdekje, nëse nuk nënshkruan të japë gjithçka që ka.
“Pas Fadil Hoxhës, vjen Ognjen Grkoviqi, pa paralajmërim. Nuk e dija se kush është. Ma jep një akt që duhet ta nënshkruaj se gjithçka që kam ia dhuroj shtetit. I them: ‘As mundem as nuk do ta nënshkruaj, sepse më duhet të jetoj nga diçka. Kjo është prona ime’. Ai pastaj afrohet e thotë: ‘Të jesh e lumtur që të lamë të gjallë’”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjalimi i Shaban Polluzhës dhe Mulla Ilaz Brojës në Sanxhak, në vjeshtën e vitit 1941
Fjalë të urta popullore: Mos i beso burrit që qan, kalit që djersitet dhe gruas që betohet!
Lamtumirë Adem
Sipas Mita Rakiqit, Kurshumlia ishte vend shqiptar
Si u injektua terrorizmi dhe u bë vijë politike e komunistëve në Shqipëri?
Letra që Ernest Hemingway i dërgoi Petro Markos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet