LAJMI I FUNDIT:

Jovanka Broz ishte agjente ruse

Jovanka Broz ishte agjente ruse

“Zonja e parë” e dikurshme e RSFJ-së, gruaja e Josip Broz Titos, është dërguar nga Moska si agjente e shërbimit sekret NKVD.

Shënimet sekrete të biografit të Titos, Vladimir Dedijer, që ruhen në arkivat e Sllovenisë, dëshmojnë se gjatë luftës civile në Spanjë ajo ishte udhëheqëse e njësiteve famëkeqe të NKVD-së për eliminimin e komunistëve të papërshtatshëm. Po ashtu, siç shkruan “Press”, në kohën kur erdhi si sekretare personale e Titos, ajo i kishte kaluar nëntë muaj në shkollën ruse të spiunazhit, “Derzinski”.

Vladimir Dedijer këto informata i ka marrë gjatë bisedës me komunistin slloven Josip Kopinc. Ai i kishte thënë në fund të viteve ’80 se kroati Ivan Stevo Krajacic, funksionari i lartë i ish-Jugosllavisë, e kishte dërguar Jovankën më 1945 në Moskë.
“Kur është kthyer në Jugosllavi, është bërë shtëpiakja e Titos”.


Jovanka Budisavljevic është propozuar te Tito, përmes partizanit Doko Jovanic, por me “këshilla” të Aleksander Rankovicit.

Për të është thënë shumë herë se ka punuar për shërbime të huaja, por ky publikim dëshmon se urdhëruesit e saj ishin në Moskë, me çka zbulohet edhe eliminimi i saj politik e shoqëror disa vite para vdekjes së Titos.

Tito dhe Jovanka janë paraqitur bashkë para publikut deri në shtator 1977, kur ajo është hequr nga lista e udhëtarëve për vizitat në BRSS, Kinë dhe Kore të Veriut. Kjo ka shkaktuar aferë të madhe në mediat perëndimore të cilat shkruanin për konfliktin mes shërbimeve sekrete amerikane dhe ruse, në pritje të “Ditës D” – vdekjes së Titos. “Heralld Tribune” atëherë ka shkruar se konflikti ka lindur pasi serbja Jovnka ka dashur të sigurojë pozicionet në kreun e shtetit me elementet pro-serbe e përmes konspiracioneve pro-ruse. /Telegrafi/