LAJMI I FUNDIT:

Unitedi rikthen interesimin për Saul Niguez

Unitedi rikthen interesimin për Saul Niguez

Manchester Unitedi është duke tentuar që me çdo kusht të transferojë Saul Niguezin nga Atletico Madridi.

Edhe pse mesfushori spanjoll kishte bërë me dije se shumë shpejtë do të mësohet e ardhja e tij, ende asgjë nuk është bërë publike.


Manchester Unitedi ka kohë që e dëshiron transferimin e lojtarit, mirëpo deri më tani e kishte të vështirë.

Me Saulin që kërkon një aventurë të re, Djajtë e Kuq raportohet se po tentojnë që të bindin lojtarin që të kalojë në Old Trafford.

Sipas asaj që raporton The Mirror, Unitedi do të paguajë 70 milionë euro për t’i marrë shërbimet e lojtarit.

Atletico i kërkon 90 milionë nga shitja e tij, por që lojtari e dëshiron largimin dhe vlera e tij do të bije në negociatat mes klubeve. /Telegrafi/