LAJMI I FUNDIT:

United rikthen interesimin për yllin e Realit

United rikthen interesimin për yllin e Realit

Manchester Unitedi është duke u interesuar për shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Toni Kroos, të cilin dëshiron ta transferojë gjatë verës.

Dy vite më parë, Djajtë e Kuq ishin shumë afër që ta transferonin gjermanin nga Bayern Munichu, mirëpo ai vendosi të shkonte në Santiago Bernabeu.


Tani, 26-vjeçari është bërë shënjestra kryesore e Unitedit në rast se Jose Mourinho e zëvendëson Louis Van Gaalin në Old Trafford – bën të ditur The Mirror.

Strategu holandez është nën presion të madh këtë sezon, pasi ka dështuar të arrijë objektivat me klubin anglez.

Gjasat janë të mëdha që në fund të sezonit t’i tregohet dera dhe kandidati kryesor për të zënë vendin e tij, është ish-trajneri i Realit. /Telegrafi/