LAJMI I FUNDIT:

United gati të harxhojë për Bale ose Ronaldon?

United gati të harxhojë për Bale ose Ronaldon?

Manchester United është i vendosur të sjellë një emër të madh këtë verë, me Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo, që janë në radarin e Djajve të Kuq.

The Sun shkruan se Ronaldo dje ia ka hapur derën rikthimit në Old Trafford duke thënë se e ardhmja e tij te Real Madridin është e pasigurt.

Por edhe nëse ai nënshkruan marrëveshje të re me Realin, Moyes është i gatshëm të ofrojë një shumë rekorde për të transferuar yllin tjetër të momentit, Gareth Bale.


I shpallur Futbollisti i Vitit në Ligën Premier, anësori i Tottenhamit është cak 100 milionë eurosh i shumë klubeve evropiane, përfshirë edhe dy klubet e pasura franceze PSG dhe Monaco, si dhe gjigantin spanjoll Real Madrid.

Por, i gatshëm të ofrojë një shumë rekorde është edhe Manchester United, me pronarët amerikanë që janë të vendosur ta mbështesin trajnerin e ri. /Telegrafi/