Besiktasi ka nisur një ofensivë të fuqishme për të siguruar shërbimet e Mohamed Salahut, duke i paraqitur sulmuesit egjiptian një ofertë të fundit dhe duke i vendosur një afat të shkurtër për përgjigje.

Sipas mediave turke, klubi nga Stambolli i ka dhënë Salahut vetëm 24 orë kohë për të vendosur nëse do ta pranojë propozimin e tyre, i cili përmban një paketë financiare shumë tërheqëse.


Besiktasi ka përgatitur një kontratë dyvjeçare për ish-yllin e Liverpoolit, me një pagë prej 15 milionë eurosh në sezon. Nëse marrëveshja realizohet, Salah do të bëhej një nga futbollistët më të paguar dhe një nga transferimet më të bujshme në historinë e futbollit turk.


Me këtë lëvizje, drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë bërë të qartë se nuk duan negociata të gjata dhe kanë vendosur presion për një përgjigje të shpejtë nga 34-vjeçari.

Tashmë pritet të shihet nëse Mohamed Salah do ta vazhdojë karrierën në Turqi, në një nga lëvizjet më befasuese të afatit kalimtar, pas largimit nga Liverpooli në fund të sezonit kur i përfundoi kontrata me klubin anglez. /Telegrafi/

telegrafi sport app