LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit mbledhin 20 milionë dollarë për të blerë tre dronë Bayraktar – kompania turke refuzon paratë, ua ofron falas

Ukrainasit mbledhin 20 milionë dollarë për të blerë tre dronë Bayraktar – kompania turke refuzon paratë, ua ofron falas

Prodhuesi turk Baykar tha se kishte refuzuar 20 milionë dollarë (rreth 19 milionë euro) para të gatshme për të blerë dronët e saj për Ukrainën dhe në vend të kësaj do t’i dhurojë vendit tre dronë ushtarakë.

Baykar shkroi në një deklaratë të hënën se kishte mësuar për një fushatë për të mbledhur fonde për të blerë dronët e saj Bayraktar TB2, duke shtuar: “Baykar nuk do të pranojë pagesa për TB2 dhe do të dërgojë 3 UAV pa pagesë në frontin e luftës në Ukrainë”.


UAV-të – mjete ajrore pa pilot – njihen më shpesh si dronë.

Ishte 30 kilometra larg, droni Bayraktar godet me saktësi të lartë objektivin – duke përdorur një municion të ri
Lexo po ashtu Ishte 30 kilometra larg, droni Bayraktar godet me saktësi të lartë objektivin – duke përdorur një municion të ri

“Ne kërkojmë që fondet në vend të kësaj t’i dërgohen popullit në luftë të Ukrainës”, ka thënë më tej kompania Baykar, përcjell Telegrafi.

Siç bëjnë të ditur mediat, paratë u mblodhën përmes një fushate të udhëhequr nga personaliteti televiziv ukrainas Serhiy Prytula, sipas agjencisë ukrainase të lajmeve Ukrinform.

Prytula festoi arritjen e shifrës së synuar në një postim në Twitter të 24 qershorit, duke thënë se u deshën vetëm tre ditë.

Baykar prodhon katër lloje dronësh dhe është e paqartë se cilin model synon të dërgojë në Ukrainë.

Dronët e tij të famshëm Bayraktar TB2 – të njohur gjerësisht si “Bayraktars” – kanë status pothuajse mitik në Ukrainë.

Lufta e vazhdueshme kundër Rusisë është konflikti i parë i madh në të cilin janë vendosur në përdorim dronët Bayraktar.

Lituanezët mblodhën para për një dron Bayraktar për t'ia dhuruar Ukrainës – kur shkuan për ta blerë, u befasuan nga prodhuesi
Lexo po ashtu Lituanezët mblodhën para për një dron Bayraktar për t'ia dhuruar Ukrainës – kur shkuan për ta blerë, u befasuan nga prodhuesi

Aftësia e tyre për të shënjestruar me saktësi kolonat e tankeve ruse me lëvizje të ngadalta ishte një nxitje në mbrojtjen e Ukrainës në fazat e hershme, dhe madje frymëzoi një këngë popullore që u bë virale.

Deklarata e Baykar-it të hënën tha se ishte “prekur nga solidariteti dhe vendosmëria [e ukrainasve] përballë sfidave në dukje të pakapërcyeshme”, duke shtuar: “Baykar lutet për një zgjidhje të drejtë dhe paqe të qëndrueshme”.

Rusia ka kritikuar më parë shitjen e tyre në Ukrainë, por zyrtarët turq vunë në dukje se Baykar është një kompani private dhe se këto nuk janë marrëveshje shtet-shtet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Evropa
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Kalo në kategori