LAJMI I FUNDIT:

Ukraina vret mbi 2000 ushtarë rusë gjatë 24 orëve të fundit

Ukraina vret mbi 2000 ushtarë rusë gjatë 24 orëve të fundit

Vdekjet ditore të ushtarëve rusë kalojnë shifrën e 2000 viktimave.

Numri i ushtarëve rusë që vdesin në një ditë gjatë luftës kundër Ukrainës ka kaluar për herë të parë dymijë, sipas zyrtarëve ukrainas.

Në një mesazh në platformën X, ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pohon se 2030 ushtarë vdiqën brenda 24 orëve të fundit.


Shifrat nuk janë verifikuar, por analistët vlerësojnë se rreth 1600 ushtarë rusë po vdesin çdo ditë në betejë.

Analisti estonian, Artur Rehi tha dje se “Rusia është shndërruar në një vend mortor”.

Raportet thonë se rekrutët e rinj rusë po dërgohen pa trajnim në frontin e luftës në Ukrainë.

Ndyrshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/