LAJMI I FUNDIT:

Uellsin historik tani e pret Portugalia (Video)

Uellsin historik tani e pret Portugalia (Video)

Uellsi ka shkaktuar befasinë më të madhe në çerekfinale të evropianit të futbollit dhe ka bërë histori duke u kualifikuar për herë të parë në gjysmëfinale të kësaj gare prestigjioze për kombëtaret.

Uellsi triumfuan para shikuesve në stadiumin Stade Pierre-Mauroy kundër Belgjikës me rezultat 3:1.


Uellsianët luajtën një lojë të fortë në mesfushë, ndërsa belgët pas shënimit të golit të parë më nuk treguan pothuajse asgjë në këtë takim.

Në fakt, belgët kaluan në epërsi të parët përmes futbollistit të Romës, Radja Nainggolan. Ky i fundit dërgoi një goditje të fuqishme prej rreth 30 metrave në minutën e 13-të takimit, e cila ishte e papërballueshme për portierin, Hennessey.

radja

Por, pas shënimit të golit të parë më belgët nuk treguan se e meritonin të shkonin në gjysmëfinale të Euro 2016, raporton Telegrafi.

Uellsianët iu deshën 18 minuta kohë që të barazonin rezultatin për të bërë më tutje edhe përmbysjen e madhe.

Pas një rivënie këndore të mesfushorit Aaron Ramsey, i cili harkoi saktë për tek qendërmbrojtësi Ashley Williams, këtij të fundit i mbeti të realizoi vetëm gol me kokë dhe kështu pjesa e parë përfundoi, 1:1.

ashi

Në pjesën e dytë u prit që belgët të kthejnë epërsinë, por ndodhi e kundërta pasi që Uellsi shënoi edhe golin e dytë në këtë takim.

Ishte një sulm mirë i organizuar prej dyshes fantastike Gareth Bale dhe Aaron Ramsey, i cili bëri edhe një pasim të saktë në këtë evropian, përkatësisht asistin e katërt në Euro 2016.

bale

Hal Robson-Kanu pasi mashtroi dy mbrojtës belg në minutën e 55-të takimit, mbeti i vetmuar përballë portierit dhe me një goditje të saktë prej tetë metrave, kaloi në epërsi uellsianët.

Kur pritej të përfundonte takimi, në të 85-tën minutë Sam Vokes realizoi golin e tretë dhe të “Knock-out” për belgët dhe kështu, ndeshja përfundoi 3:1 për Uellsin.

Pas kësaj fitore, Uellsi në gjysmëfinale do të takohet me Portugalinë, e cila eliminoi mbrëmë pas penalltive Poloninë. Kjo njëkohësisht do të jetë përballja e parë mes dy futbollistëve të Real Madridit, Gareth Balet dhe Cristiano Ronaldos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori