LAJMI I FUNDIT:

UEFA e pakënaqur me sigurinë e ndeshjes

UEFA e pakënaqur me sigurinë e ndeshjes

Dy zyrtarë të UEFA-së ishin të pranishëm në finalen e Kupës së Kosovës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, duke monitoruar çdo gjë.

Para duelit, kjo dyshe kishte mbajtur një mbledhje me zyrtarë të FFK-së, organizatorët e ndeshjes dhe Policinë e Kosovës për t’iu treguar se cilat janë hapat për organizimin e një ndeshje ndërkombëtare.

Realisht, të gjithë u munduan të bëjnë maksimumin, por përshtypja e të dërguarëve të shtëpisë së futbollit evropian nuk ishte e mirë.


Gazeta Sheshi merr vesh se dyshja e UEFA-s ka mbetur e dëshpëruar me sigurinë në këtë ballafaqim.

“Ata kanë shprehur pakënaqësi me sigurinë e ndeshjes. Kanë gjetur vërejtje të mëdha me rastin e hyrjes në stadium të shikuesve, pastaj hedhjen e gjësendeve në terren e gjëra tjera. Po ashtu, përshtypje të keqe iu ka lënë edhe një tifoz që është futur dy herë në terren me flamurin kombëtar të Shqipërisë, për të cilin kanë thënë se ka mundur të bartë edhe ndonjë mjet të rrezikshëm. Edhe mungesa e zyrtarëve privatë të sigurisë është përmendur”, ka deklaruar një burim i Gazetës
Sheshi.

Mësohet se zyrtarët e UEFA-s ua kanë kumtuar organizatorëve edhe dënimet që do t’i kishin mundur t’i marrin klubet nëse kjo kishte me qenë ndeshje e nivelit ndërkombëtar.

Kjo dyshe ka mbetur e pakënaqur edhe me hapësirën për media, derisa pozitive e ka vlerësuar ndarjen e drejtësisë.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori